Policia e Kosovës ka njoftuar se viktima femër, ka njoftuar se ish-bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar që me dhunë ta fuste në veturën e tij.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Suhareke.
“MOSZBATIM I URDHRIT MBROJTËS/Suharekë, 25.09.2022-09:30. Viktima femër kosovare e cila kishte urdhër mbrojtës nga gjykata, ka njoftuar se ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka tentuar që me dhunë ta fuste në veturën e tij”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë i dyshuari është penguar nga disa persona por i njëjti ka arritur që ti marr telefonin mobil viktimës dhe të largohet në drejtim të panjohur. Rasti nën hetime./Ballkani.info







