SHBA

Ish-bashkëshorti i Kim Kardashian do të kandidojë sërish për president të SHBA-ve

Reperi Kanye West (46) planifikon të kandidojë sërish për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas The Sun, ai i vendos të gjitha shpresat tek bashkëshortja e tij Bianca Censori.

Një burim i afërt me reperin i tha një media të huaj se Kanye do të kandidonte 100 për qind për postin dhe se gruaja e tij Bianca “do të ishte perfekte në rolin e zonjës së parë”, raporton The Sun.

“Ai solli Dov për ta ndihmuar atë të drejtojë Yeezy dhe Bianca është përgjegjëse për shumë gjëra në mënyrë që ai të mund të fokusohet në fushatën e tij presidenciale 2024. “Edhe pse dështoi herën e fundit, ai mori një pushim nga sytë e publikut dhe po shkon shumë më mirë tani që divorci i tij nga Kim Kardashian ka përfunduar”, tha burimi.

Në vitin 2020, kur Kanye kandidoi për herë të parë, ai shpenzoi më shumë se 12 milionë dollarë në fushatën e tij të dështuar, por kjo nuk e pengoi atë të provonte përsëri.

Më pas ai themeloi partinë e tij presidenciale, The Birthday Party, dhe pretendoi se nëse fitonin zgjedhjet do të ishte ditëlindja e të gjithëve.