Kanosje

Ish-bashkëshorti dyshohet se e kanosi me vrasje një grua në Fushë Kosovë, Policia e arreston

Një grua nga Fushë Kosova ka raportuar në Polici se në vazhdimësi është duke u shqetësuar nga ish bashkëshorti, i cili sipas saj e ka kanosur me vrasje.

I njëjti është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 2023-2024-NN. Me 09.02.2024 viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi është duke u shqetësuar nga ish bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili sipas saj e ka kanosur me vrasje. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

VIDEO BONUS: Adresimi i plotë, i përkthyer në shqip, i Albin Kurtit në mbledhjen mbrëmshme të KS së OKB-së