Meridian Ramçaj ka sulmuar produksionin e Big Brother VIP- Albania, për informacionet që po futen brenda shtëpisë sa i përket Donald Veshajt.

Ai tha se produksioni duhet të jetë më i kujdesshëm sa i përket të ftuarve, pasi janë të shumta rastet kur ata kanë dhënë informacione banorëve në shtëpin më të madhe në Shqipëri, shkruan Demokracia.com.

Gjithashtu ai ka përmendur edhe rastin e Romeos kur ai futi një 20 mijë lekësh dhe aty u tha se ishte një mesazh për Donaldin.

Ndër të tjera, ish banori përmendi edhe këngëtarin Elgit Doda që i foli në vesh Donaldit, derisa nuk harroi edhe pjesën e Fifit javën e kaluar ku i tha se duhet të luftojë për ta fituar.

Kjo gjë padyshim nuk i ka pëlqyer prezantueses së emisionit, Arbana Osmanit, e cila tha të gjitha monitorohen dhe se normale që do flitet kështu pasi është një format shumë i ndjekur, ndërsa më pasatj Arbana nuk e la të flas Meridianin dhe kaloi në publicitet.