Ish-ambasadorja kosovare e shpjegon se pse Grenell s’mund t’i mbajë tri poste

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama konsideron se është e palogjikshme që Richard Grenell t’i mbajë tri poste, pasi Donald Trump e emëroi si shef të inteligjencës në SHBA.

Sipas saj, Trumpi mund ta caktojë dikë tjetër për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërsa, për cështjen e ambasadës në Gjermani, Lama totë se Grenell nuk ka asnje logjike protokollare diplomatike qe ta mbaje më.

Image result for richard grenell

“Me emërimin e ri, Grenell logjikisht se kthehet ne Uashington, dhe nuk ka si te mbajë tre poste. Posti si drejtor i shërbimeve inteligjente, është tepër i lartë dhe i ndërlikuar. Presidenti Trump mund te caktoje një person tjetër për dialogun, ose mund ta lere këtë ne duart e Departamentit te Shtetit. Besoj se dy të dërguar, nuk ka qenë zgjidhje e mire.

Sa për postin e ambasadorit ne Gjermani, nuk ka asnje logjike protokollare diplomatike qe ta mbaje me”, ka shkruar ajo.

Por posti i tij i tanishem mund te jete edhe me i fuqishem persa i perket influences ne diaogun Kosove-Serbi.