Ish ambasadorja Alma Lama, e akuzon Kurtin për një mijë testet nga Serbia

Ish ambasadorja e Kosovës në Itali Alma Lama, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti lidhur me donacionin e pranuar prej një mijë testeve nga Serbia.
Sipas saj, se arsyetimi i Kurtit, testet nga Serbia kanë qenë një kurth për ta akuzuar Kosovën nëse s’do t’i kishte pranuar, është i pabazë

“Cili eshte kuptimi qe te refuzosh heqjen e tarifes e te pranosh donacione nga ky shtet?!” ka shkruar Lama. /Ballkani.info/

Shkrimi i plotë:

“Kurti paska thene se 1 mijë testet nga Serbia kanë qenë një kurth për ta akuzuar Kosovën nëse s’do t’i kishte pranuar.

Arsyetim i pabaze. Serbia ka se paku nje shekull qe e akuzon Kosoven, ndersa mospranimi do te ishte nje akt dinjitoz per tiu treguar se politika e tyre ndaj Kosoves eshte destruktive dhe agresive.

Cili eshte kuptimi qe te refuzosh heqjen e tarifes e te pranosh donacione nga ky shtet?!

Deshtim diplomatik.