Ish-ambasadori kosovar kritikon BE’në për mosliberalizimin e vizave

Ish-ambasadori i Kosovës, Lulzim Peci, përmes një postimi në Facebook ka kritikuar Bashkimin Evropian që po e ndërlidh liberalizimin e vizave me dialogun me Serbinë.

Ai ka thënë se Kosova nuk duhet të fillojë asnjë dialog me ndërmjetësim të BE-së nëse bëhem kushtëzime të tilla dhe përulëse, shkruan ai.

Tutje, ish-diplomati kosovar ka shtuar se kredibiliteti i saj në rajon po shënon rënie.

“Poshtersine me te madhe qe mund ta beje BE-ja me Kosoven eshte nderlidhja e liberalizimit te vizave me dialogun me Serbine”, ka shkruar Peci.

“Dialogu dhe liberalizimit nuk kane te bejne asgje njera me tjetren”, ka vlerësuar ai.

“Kosova nuk duhet te filloj fare dialogun me ndermjetesim te BE-nese vezhdon me kushtezime te tilla, non sense dhe perulese”, ka porositur Peci.

“BE-ja ka filluar t’i perngjaje “transformersave”, dhe nuk po e kupton qe kredibiliteti i saj ne regjion eshte duke u venitur me renie te lire”, ka shkruar ai.