Bruksel

Ish-ambasadori gjerman në BeH: Perëndimi ta mbështes Kosovën për anëtarësim në NATO dhe BE

Ish-ambasadori gjerman në Bosnje e Hercegovinë dhe ish shef i zyrës Gjermane në Prishtinë, Michael Schmunk, ka folur për situatën politike në Ballkanin perëndimor  me theks të veçant për proceset npër të cilat po kalon Kosovë.

Ish-diplomati gjerman, ka theksuar se Kosova ka kaluar në një periudhë të komplikuar, e cila burimin e ka të Serbia. Por siç ka thënë ai Kosova ka arritur ta menaxhoj mirë situatën.

Schmunk ka folur për marrëveshjen e Bruksel, duke thënë se kryeministri i Kosovës Alabin Kurti kishte vullnet për të nënshkruar marrëveshjen, por ishte presidenti serb Vuçiq që nuk ishte i gatshëm ta bëjë një gjë të tillë.

“Rekomandimi im është Kosova të vazhdoj të jetë e qetë, që të vazhdoi të demonstroi vullnetin për ta nënshkruar atë. Unë besoj se marrëveshjet janë të mira e të drejta”, ka thënë ai.

Për këtë ai ka thënë se Kosova duhet të vazhdojë të konsultohet me Washtingonin dhe Brukselin. “Por unë besoj se topi është në fushën e Serbisë e jo të Prishtinës”, ka theksuar Schmunk.

Ish-ambasadori gjerman, Michael Schmunk në këtë intervistë për RTK-na ka folur edhe për mundësin e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Shpresojmë që Kosova do të arrijë edhe në NATO edhe në BE sa më shpejtë që është e mundur. Mendoj se i mbetet perëndimit që ta mbështes Kosovën ku do që është e mundur që të bëhet ky lloj përafrimi”, ka ish-diplomati gjerman.

Ai ka theksuar se Qeveria në Berlin është duke punuar fort që të përshpejtoj procesin për Ballkanin perëndimor.