Ish-ambasadori Dedaj: Diplomacia e Kosovës ka falimentuar

Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, ka thënë se diplomacia e Kosovës ka falimentuar.

Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” për ketë falimentim të diplomacisë fajtorë ka bërë presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën.

“Pasi kanë dështuar dhe e kanë falimentuar diplomacinë kosovare, përgjegjëset e politikës së jashtme të Kosovës, Osmani dhe Gërvalla, janë të mirëseardhur aktorët, sportistët, këngëtarët dhe të tjerët, që në baza vullnetare ta afirmojnë kudo në botë Kosovën”, ka shkruar Dedaj.