Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rron Gjinovci në një intervistë për InDoks ia ka përmend ish-partisë së tij ‘gjynahet’ morale me bordet e reja të përkohshme dhe politike.

“Emërimet e anëtareve të bordit kanë qenë legale sipas ligjeve por problem është tek ana etike e këtyre vendimeve që vjen nga qeveria e përbërë nga një parti që ka shumë folë gjatë kundër kësaj praktike. Është problem ana etike, pasi që nuk është praktike e mire, janë arsyetuar se problem në atë kohë për një periudhë të përkohshëm janë të interesuar me marrë detyrë me tentu çfarë do emërimi të anëtarve që janë me bindje poltike”, ka thënë Gjinovci.

Pos kritikave, për veprim të pa-moralshëm të Vetëvendosjes me emërimet e reja politike në bordet e përkohshme, Gjinovci përdor një arsyetim që pak a shumë shkon me vijnë zyrtare të Vetëvendosjes dhe Qeverisë Kurti.

“Nuk mendoj që 5-6 emërime të përkohshëm mund të barazohen me 20 vite të kapjes sistematike të institucioneve mendoj që shënjat që i ka dhënë Vetëvendosja nuk janë të mira, mendoj që nuk është mirë më vazhdu kjo punë. Vetëvendosja dallon me partitë e tjera , sepse Vetëvendosja në këtë rast ka pas kohë më dëshmu, kurse partitë e tjera i kemi thellësisht kriminale kur vjen puna për t’i shfrytëzu resurset publike”