Nol Nushi që dikur ishtë aktvist i Lëvizjes Vetëvendosje, e tashmë sekretar i PSD-së, në një intervistë për InDoks ka thënë se Vetëvendosja ka ardhur në pushtet duke sharë e kritikuar të tjerët.
Nushi ka thënë se nuk është i befasuar se si Vetëvendosje ka nisur të aplikoi stilin e njëjtë të kapjes së shtetit, sa për fillim, të ndërmarrjeve publike.
“Këto shenja i kemi nuhatur shumë moti. Po tentohet të bëhët diçka që nuk është legjitime, realisht anti ligjore është jo etike të bëjë dikush nga Vetëvendosja, e cila është rritur në skenë politike duke i sharë të tjerët, me ato veprime po dëshiron të mbetet në pushtet është dyfish problematike. Tendencat janë ashiqare të mbetet në pushtet sa më gjatë të instalohet në çdo vrimë dikush i partisë i besushëm të ketë kontroll në secilën sferë të qeverisë”, ka thënë Nushi.







