Ischinger: Propozimi i “Trojkës” i vitit 2007, tani po diskutohet si nisma franko-gjermane

Diplomati gjerman, Wolfgang Ischinger, në një formë ka thënë se plani i paraqitur së fundmi si “franko-gjerman” është ide e vjetër.

Ai ka thënë se baza e planit të tanishëm është paraqitur prej tij, Ambasadorit të BE-së, Frank Wisner dhe Alexander Botsan-Kharshenko të Rusisë, që para shpalljes së pavarësisë.

“Është kënaqësi që baza e idesë së “Trojkës” tonë, e propozuar nga 2007 është duke u diskutuar në një formë të re, si iniciativë franko-gjermane në rastin e Kosovës”, ka shkruar Ischinger në Twitter.

Ai ka thënë se propozimi i bërë më 2007 ka dështuar “për shkak të një personi – Sergej Lavrov ministër i Jashtëm i Rusisë”.

“Është kënaqësi që ideja bazë e propozimit tonë të Trojkës nga viti 2007 po diskutohet në një formë të re si nismë gjermano-franceze për çështjen e Kosovës. Ajo rrjedh nga kontrata bazë e shkëlqyer Dt-Dt e Egon Bahr nga viti 1972 dhe dështoi në fund të nëntorit 2007 për shkak të një personi – Sergej Lavrov!”

Postimi i plotë Wolfgang Ischinger: