Isa Xhemajlaj jep dorëheqje nga kryetari i Degës së Nisma’s në Drenas

Kryetari i Nisma Socialdemokrate në Drenas, Isa Xhemajlaj ka dhënë dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Degës.

Lajmin e ka bër të ditur vet Xhemajlaj nëpërmjet një njoftimi në llogarinë e tij në  rrjetin social Facebook.

Xhemajlaj në qeverinë Haradinaj mbante postin e zv/ministrit të Punëve të Brendshme.

Postimi i plotë i Xhemajlajt:

Drenas 19.06.2020

Të nderuar shokë, miq,anëtarë, aktivist , dhe struktura të Nisma Socialdemokrate, ju njoftoj se sot në mbledhjen e Kryesisë së Degës kam dhënë dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Degës së Nisma Socialdemokrate Dega në Drenas, kjo për arsye të rikithimit tim në punë në Ministrinë e Mbrojtjes.
Me këtë rast e falënderoj Kryesinë e NSD,
Kryesinë e Degës,
Strukturat e partisë ,
aktivistët dhe simpatizëtë për bashkëpunimin e sinqert që kemi pasur përgjatë këtyre viteve.

Faleminderit !