Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, sapo ka reaguar pas vendimit të ushtruesit të detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla që me leje të veçantë i ka lejuar deputetët të marrin pjesë në mbledhjen e nesërme të Kuvendit.
Mustafa ka thënë se Sveçla dhe policia me këtë vendim janë vënë mbi përfaqësuesit e popullit, shkruan Ballkani.info.
Postimi i plotë i Mustafës:
Edhe kjo ndodhë!
Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i Ministrit të Brendshem, me Vendim të veçantë, ua paska lejuar deputëve të marrin pjesë në mbledhjenve nesërme në Kuvend.
Kjo do të thotë se Sveçla dhe policia vehen mbi përfaqësuesit e popullit. Nëse ai nuk ua lejon, deputetët nuk mund të shkojnë në Kuvend!
Kësaj i vjen era diktaturë!







