Isa Mustafa përkujton veprimtarin Anton Çetta në 100 vjetorin e lindjes së tij

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa e ka përkujtuar në 100 vjetorin e lindjes Anton Çettën – njeriun që jetën e tij ia kushtoi paqes.

“Në 100 vjetorin e lindjes, kujtojmë sot shkrimtarin, folkloristin dhe patriotin shqiptar i cili mision jetësor e kishte paqen”, ka thënë Mustafa.

“Anton Çetta punoi pareshtur për pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve si kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve. Plaku i urtë, në kohët më të vështira kishte fituar besimin e popullit të përfaqësonte LDK-në në Kuvendin e Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të para demokratike në 1992”.

“Anton Çetta dhe shumë veprimtarë të tjerë janë udhërrëfyes për gjithë historinë tonë, se si punohet për atdheun”.