Isa Mustafa përgëzon mbesën e tij për fillimin e vitit shkollor: Nxënësve u uron shëndet

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka uruar nxënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, shkruan ballkani.info

E në të njëjtën kohë Mustafa ka uruar edhe mbesën e tij, e cila ka filluar klasën e parë këtë vit.

Mustafa tha se kjo është ditë e ndritshme për fëmijët e Kosovës, dhe ditë e gjallërisë për shkollat të cilat sipas tij pandemia ua zymtësoi jetën.

Ky është postimi i plotë:

‘’ Sot fillon klasën e parë Nina, mbesa ime, së bashku me shumë moshatare e moshatarë të saj.
Një ditë e ndritshme për fëmijët e Kosovës; ditë e gjallërisë për shkollat, të cilave Pandemia ua zymtësoi jetën.
Uroj, nxënësit, mësuesit e arsimtarët dhe institucionet e arsimit për fillimin e vitit shkollor, parasëgjithash ju uroj shëndet! IM’’