Isa Mustafa mbledh edhe partinë para caktimit të kryesisë dhe nënkryetarëve

Lideri i rizgjedhur i LDK-së, Isa Mustafa, ka mbledhur sot partinë e tij në selinë qendrore në Prishtinë, derisa bëhet e ditur se pritet të flitet për emrat që do të propozohen nesër për votim në Këshill të Përgjithshëm, shkruan Gazeta Express.

Mustafa ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm për nesër ku do të përcaktohet kryesia e re, nënkryetarët e sekretari i përgjithshëm i partisë.

Ndërkaq, pritet të diskutohet edhe për pozicionin e LDK-së, në zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Mustafa u takua të hënën me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, me të cilin diskutoi për zgjedhjet e brendshme të LDK-së dhe situatën aktuale politike.

Të shtunën më 3 gusht Isa Mustafa u rizgjodh për herë të tretë krye të këtij subjekti politik.

loading…