Pas mbledhjes së kryesisë me kryetarët e degëve, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa po mban konferencë për media.

I pyetur rreth qëndrimit të LDK-së për dialogun, Mustafa nuk është shprehur aq optimist.

“Nuk po shoh ndonjë mundësi që procesi i dialogut të shkojë me rregull. Dialogu në një formë është në një qorrsokak andaj edhe duhet të dalë në rrugë. LDK-ja e ka dhënë zgjedhjen e saj për dialogun, kemi propozuar që të shkojmë në zgjedhje dhe të kemi institucione legjitime të cilat përfaqësojnë shumicën”, ka thënë Mustafa, përcjell Ballkani.info.

Ndër të tjerash, Mustafa ka theksuar edhe njëherë temat me të cilat nuk do të pajtohet asesi partia e tij.

“Ne nuk lëshojmë pe apo nuk do të pajtohemi asnjëherë me idenë e korrigjimit të kufijve, asosacionit së komunave me shumicë serbe me kompetenca të treta apo të kompetenca ekzekutive”, ka përfunduar Mustafa. /Ballkani.info