Muajin e kaluar në Berlin në prezencën e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Richard Grenell Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshjen për hekurudhën dhe autostradën.
Marrëveshjet për të cilat qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti menjëherë pas nënshkrimit u tha se nuk kishte njohur, janë përkrahur nga Isa Mustafa, kryetar i LDK’së.
Në praninë e dy presidentëve, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, marrëveshjet janë nënshkruar nga Xhemë Veseli, drejtor i Transportit rrugor, dhe Ramë Qupeva, drejtor i Infrastrukturës rrugore.
Ndërkohë Mustafa ka folur edhe për takimin në Shtëpinë e Bardhë në mes të Thaçit dhe Vuçiqit.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marrë rol aktiv dhe ne si Kosovë kemi kërkuar që SHBA’të të kenë rol aktiv në dialog”, tha Mustafa.
“E përshëndes angazhimin e fuqishëm sepse vetëm SHBA’të mund të na ndihmojnë që të mbyllim këtë temë”, theksoi ai.







