Në Kosovë po vazhdon të rritet numri i të infektuarëve me virusin Covid-19.

16 raste janë regjistruar deri më tani duke detyruar Qeverinë të marrë masa tjera rigoroze për parandalimin e koronavirusit.

Në lidhje me këtë ka reguar edhe, Isa Mustafa i cili është kryetar i një subjekti politik që qeverisë në nivel qëndror dhe ka ndikim në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Mustafa ka kërkuar që të bashkohen të gjitha mekanizmat për ta kaluar këtë situatë.

“Paniku te qytetarët dhe bizneset evitohet, veç kur i shohin se po punojnë bashk ata që po kërkojnë me arsye disiplinë nga çdo subject”, ka shkruar ndër tjerash Mustafa.: /Ballkani.info/

Postimi i plotë