Isa Mustafa injoron gazetarët pas pritjes 3 orëshe: Natën e mirë!

VV e LDK nuk arritën marrëveshje as pas takimit për gati më shumë se tre orë.
Zyrtarë nga këto dy parti para mediave thanë se do të shihet në ditët në vazhdim se si do të rrjedhin gjërat, dhe për hapat e mëtutjeshëm.

Nga ambientet e Kuvendit, para pak minutash ka dalë edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.
Ai është pyetur nga gazetarët se pse nuk ka pasur marrëveshje me VV-në.

Por për këtë pyetje, ai kishte një përgjigje shumë të shkurtër.

“Natën e mirë”, u tha ai gazetarëve.

Ndërkohë, nuk dihet se kur do të jetë takimi i rradhës mes këtyre dy partive që nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për marrëveshje koalicioni.