Isa Mustafa i ashpër me Kadri Veselin: Së pari duhet të shkosh në lavazh. Je i korruptuar

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli i cili këto ditë në “maje të gjuhës” e ka fjalinë luftim i korrupsionit dhe nepotizmit.

“Jo, jo! Ata që e kanë kultivuar korrupsionin dhe nepotizmin nuk mund ta luftojnë as njërën e as tjetrën. Veç mund ta reformojnë dhe reorganizojnë për nevoja të veta. Ata që lidhën kontrata të dyshimta dhe të dëmshme në Telekom; ata të aferës së pasaportave; ata të vjedhjes së dhomës së dëshmive; ata që i mbushën kompantë publike me njerëz partiak; ata që fabrikuan dhe nënshkruan vërtetime të rrejshme për veteranë të luftës; ata që e katandisën paran publike ; ata…. duhet të shkojnë në lavazh, të pastrohen mirë, brenda e jashtë. Jo të qeverisin me Kosovën! IM”, ka shkruar Mustafa. /Ballkani.info/

loading…