Isa Mustafa “godet” Vjosa Osmanin: Tash mbylle gojën për liberalizim, gati më shkuan lotët kur ta lexova deklaratën

Ish kryetari i Lidhjs Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, i është drejtuar me disa fjalë presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Ai tha se Osmani nuk u takua me Macronin me bllokuesin e liberalizimit të vizave, por sipas tij dy palët janë ata që penguin liberalizimin. Ai ironizoj duke thënë se “Gati më shkuan loltët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Bruksel”.

Mustafa tha se “Është Vjosa Osmani, Albin Kurti, Shpëtim Bulliqi e piromanet e tyre që në vitin 2015 e 2016, kur ne ishim në një pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për liberalizimin e vizave  shpiknin të pavërteta për ta penguar ratifikimin si kusht të liberalizimit”.

Postimi i plotë:

Me pas veç pak fytyrë, Vjosa Osmani e disa të tjerë në Qeveri e në Kuvend do ta mbyllnin gojën për liberalizimin. Presidentja Osmani, nuk u takua sot me bllokuesin e liberalizimit (Makron), ashtu siç u raportua. Por, dy bllokuesit e liberalizimit, Osmani dhe Makron u takuan në Bruksel. Gati më shkuan lotët kur e lexova deklaratën e Vjosës se vetëm asaj i është dashur viza për këtë takim në Brukse. Çfarë ironie. Kjo mendon se populli e ka mbajtje mendjen e peshkut!

Është Vjosa Osmani, Albin Kurti, Shpëtim Bulliqi e piromanet e tyre që në vitin 2015 e 2016, kur ne ishim në një pako me Ukrainën dhe Gjeorgjinë për liberalizimin e vizave  shpiknin të pavërteta për ta penguar ratifikimin si kusht të liberalizimit. 

Sa njeriut të sëmurë, të papunë e nevojtar për të shkuar në perëndim i është refuzuar viza, e kjo i ka brengosë këta që sot janë në pushtet. Edhe disa në opozitë!

Por, këtyre në vend të liberalizimit duhet tu epen medalje për mashtrim të popullit. E lanë pa viza, e ua morën mbi 5o përqind të votave.

Aferim!