Isa Mustafa ende s’e konsideron Albin Kurtin mandatar e as VV-në parti fituese

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa me sa duket do të presë certifikimin e plotë të rezultatateve që t’ia urojë fitoren Vetëvendosjes.

Në një paraqitje që pati sot para mediave, Mustafa tha se i mbetet mandatarit të ardhshëm, në rast se del VV-ja, që të flet për koalicionet, derisa, përsëriti se kjo varet nga ai që del parti e parë.

 “I mbetet atij që del i pari nëse VV certifikohet si parti e parë , mandatari i ardhshëm i thërret tjetër për marrëveshjen e ardhshëm, agjenda varet nga partia që del si parti e parë”, tha ai.

Mustafa tutje, u shpreh pak spektik sa i përket krijimit të koalicionit, derisa, tha se do të flasim për marrëveshjen, nëse arrijnë të dakordohem me Kurtin.

“Kemi biseduar vetëm për atë që duhet të merremi vesh për marrëveshjen për koalicion për të gjitha pozitat me të cilat do të sfidohemi gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës nëse arrijmë të bëjmë koalicionin”, tha ai.