Isa Mustafa e pret në shtëpi deputetin e Bundestagut (FOTO)

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa bashkë me anëtarë të kryesisë së kësaj partie janë takuar sot me deputetin në Bundestagun gjerman, Peter Beyer dhe Johannes Rey – Shef i zyrës së Fondacionit KAS për Kosovë.

“Kryetari Mustafa ka njoftuar z. Beyer rreth qëndrimeve të LDK-së për situatën aktuale politike dhe ka falenderuar shtetin gjerman për përkrahjen dhe kontributin e vazhdueshëm të Gjermanisë për Kosovën, por edhe për bashkëpunimin mes LDK-së dhe CDU-së, si dy parti partnere të EPP”, thuhet në kumtesën e LDK-së.

“Poashtu, kryetari Mustafa, falënderoi z. Rey për bashkëpunimin me Fondacionin KAS për gjithë përkrahjen që i kanë dhënë LDK-së dhe dy Forumeve, atij të Gruas dhe Rinisë”.

Beyer ka falënderuar Mustafën për pritjen duke vlerësuar rolin e LDK-së në proceset zhvillimore në Kosovë.