Isa Mustafa do t’i përgjigjet sot ose nesër Albin Kurtit për të ardhmen e koalicionit

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka thënë se këtë të mërkurë ose të enjte Lidhja Demokratike do të mbledhë organin e saj udhëheqës për t’i dhënë përgjigjie finale partnerit të koalicionit Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes.

Kjo pasi Kryeministri Albin Kurti, shkarkoi sot nënkryetarin e LDK-së, Agim Veliun që deri sot ishte Ministër i Punëve të Brendshme.

Mustafa për Klan edhe njëherë sqaroi që asnjë sekond LDK nuk është konsultuar lidhur vendimin e dhënë sot nga Kurti dhe se kjo rrezikon partneriteti.

Mustafa edhe më herët reagoi për shkarkimin e Veliut.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, përmes një statusi në facebook, sërish ka shprehur mospajtimin e tij me vendimin e kryeministrit Albin Kurti për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Adminstratës Publike, Agim Veliu.

Mustafa ka thënë se për një vendim të tillë nuk ishte konsultuar nga Kurti, ani pse në bazë të marrëveshjes së koalicionit qeveritarë, një gjë e tillë ishte e specifikuar.

“Për mua dhe LDK-në është i papranueshëm shkarkimi i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Agim Veliu.Kjo është shkelje e Marrëveshjes së koalicionit. Me marrëveshje kemi përcaktuar se ministrat mund të shkarkohen nga Kryeministri në konsultim me Kryetarin e subjektit politik me të cilin është bërë koalicioni, bazuar në një arsyetim që e pranon Kryetari i LDK-së”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa tutje i ka kërkuar Kurtit që të anuloj vendimin dhe se arsyetimet e Kurtit për shkarkimin e Veliut, nuk i pranon dhe po ashtu te bej heqjen e takses.

“Kërkoj nga Kryeministri të anuloj vendimin për shkarkimin e z. Veliu dhe të merr vendim per heqjen e taksës deri në fund të javës.Veprimet e njëanshme të Kryeministrit janë të dëmshme dhe të papranueshme dhe qojnë në prishje të koalicionit. IM”, ka përfunduar Mustafa.