Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur dje, gjatë faljes së Fitër Bajramit në fshatin Bradash të Podujevës.

Kryetari i kësaj komune dhe nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, kishte shkuar në xhaminë e këtij fshati për ta falur Bajramin, megjithatë, veturën e kishte parkuar gati në gjysmë të rrugës.

Kjo ka bërë që vetura e Veliut ta bllokojë rrugën për qarkullim.

Ballkani.info e ka siguruar një video ku autoambulanca nuk ka mundur të kalojë, pasi që vetura BMË e bardhë e Agim Veliu e kishtë zënë rrugën.

Dëshimtarët i kanë thënë Ballkani.info se për disa minuta ishte bllokuar lëvizja e autoambulancës e cila kishte rast urgjent, meqë i pati të ndezur dritat rotative.

Banorët janë shprehur të mllefosur me këtë gjest të Agim Veliut.

Për më shumë shikojeni videon: