Ironizon Mirena: “T’ish kanë Kurti dje në Bruksel, kurrë s’kish ba vaki kjo punë”

Ilir Mirena, analist, ka shkruar një status me tone ironizuese ndaj marrëveshjes së fundit në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, e cila po quhet nga kryeministrit Albin Kurti si “dakordim”.

Ai ka shkruar se një marrëveshje e tillë nuk do të ndodhte nëse në Bruksel do të ishte Albin Kurti në vend të Besnik Bislimit.

Postimi i plotë:

Kujtojmë që në marrëveshjen e dakorduar dje, Kosova ka anuluar fazën e gjobitjes për targa ilegale serbe, ndërsa Serbia ka premtuar se nuk do të lëshojë më targa të reja.