Ironizon Maliqi: Beogradi duhet ta ketë udhëzuar Escobarin për të na hedhur hi syve

Politologu Agon Maliqi ka thënë se Esobar “po flet marrëzi” kur thotë se ka garanci amerikane të sigurisë për Kosovën.

Maliqi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ironizoi duke thënë se bashkëpunëtorët në Beograd mund të kenë porositur “Argatin Escobar” të na hedhin hi në sy për të mundësuar pushtimin.

“I dekonspiruar tashmë nga penat e ndritura (dhe aspak paranojake!) si një argat i Beogradit, Escobar tani po mundohet ta tërheq vëmendjen nga ky fakt duke folur pallavra të tipit se ka garanci amerikane të sigurisë për Kosovën. Kuzhinat në Beograd dhe kolaboracionistët tanë duhet ta kenë udhëzuar argatin për të na hedhur hi syve për ta mundësuar pushtimin. Por populli vigjilent i çajtoreve të Osnabrückut nuk mashtrohet lehtë”,  ka shkrua ai.

Postimi i plotë i Maliqit, pa ndërhyrje:

I dekonspiruar tashmë nga penat e ndritura (dhe aspak paranojake!) si një argat i Beogradit, Escobar tani po mundohet ta tërheq vëmendjen nga ky fakt duke folur pallavra të tipit se ka garanci amerikane të sigurisë për Kosovën. Kuzhinat në Beograd dhe kolaboracionistët tanë duhet ta kenë udhëzuar argatin për të na hedhur hi syve për ta mundësuar pushtimin. Por populli vigjilent i çajtoreve të Osnabrückut nuk mashtrohet lehtë.