Ironizon Lekaj: Qeveria Kurti një ditë ka me shkarku edhe opozitën

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj ka kritikuar Qeverinë për shkarkimet e shumta, duke ironizuar me këtë çështje.

Lekaj në Kuvendin e Kosovës ka thënë se tani vendit nuk po i duhen as gjykata e prokuroria.

“Neve nuk na duhet më as gjykata, as prokuroria, as vlerësimi i as kujt, ju këtu e keni bë mos pyet, ju vetëm kur të merrni ndonjë vendim që edhe opozitën ta shkarkoni. Unë po frikësohem shumë”, ka thënë tutje ai.

Ndaj kësaj i është përgjigjur kryeparlamentari Glauk Konjufca, i cili ka thënë se “për këtë vendos populli”.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës sot në rend dite ka pasur shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Lidhur me këtë, ka pasur debate të shumta mes pushtetit dhe opozitës.