Ironizon deputeti i VV-së: Meqë opozita nuk po bën pyetje, po duhet pozita me bo edhe opozitën

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka ironizuar me deputetët e opozitës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku ka publikuar një fotografi me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Rrustemi ka thumbuar opozitën, duke thënë se shkaku i tyre, pozita po duhet ta bëjë edhe opozitën.

“Meqë opozita nuk po bën pyetje, po duhet pozita me bo edhe opoziten”, ka shkruar Rrustemi.

Ndryshe, edhe kryeministri Kurti sot nënçmoi opozitën, e madje e quajti edhe të paaftë për të kritikuar.

Kurti madje i ka ofruar opozitës bashkëpunimin e tij që ti ndihmojë se si duhet të bëjnë kritikë ndaj Qeverisë.

Ky është postimi i plotë i Rrustemit:

Meqë opozita nuk po bën pyetje, po duhet pozita me bo edhe opoziten