Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar një sontazh ku nxjerrr, Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) si subjektin e parë, pasuar nga LVV, PDK, AAK dhe NISMA e cila e kalon pragun.
Partia SocialDemokrate (PSD) që përbehet nga ish-anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje ka dalur me 3.1% në këtë sontazh.
Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht kishte deklaruar se PSD nuk ka elektorat më të madh se 2%, raporton Ballkani.info.
Analisti, Imer Mushkolaj ka ironizuar lidhur me deklaratat dhe sontazhin e LVV-së për PSD-në.
“A thojke Vetëvendosja që PSD i ka veç 2 % të votave? E sondazhi i tyne po e nxjerr 3.1 %”, ka shkruar Mushkolaj në Facebook.
Në Kosovë bëhen sontazhe të tilla kohë pas kohe, por siç ndryshimet elektorale në Kosovë janë shumë të mëdha. /Ballkani.info/







