Ironizimi i Miftarajt: Gima me të bijtë, me 18 tetor hap fabrikën e kërpudhave

Ehat Miftaraj nga Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), ka ironizuar me kryetarin e Mitrovicës së jugut, Agim Bahtirin i cili tashmë veç ka vetëshpallë edhe njëherë kandidaturën për ta vazhduar mandatin e tretë radhazi.

Bahtiri i cili tashmë veç ka vetëshpallë edhe njëherë kandidaturën për ta vazhduar mandatin e tretë radhazi, jo rrallëherë ekemi dëgjuar duke dhënë premtime të mëdha por që në realitet nuk janë realizuar kurrë.

Një ndër premtimet që kishte bërë bujë të madhe ishte hapja e fabrikës së kërpudhave nga Bahtiri që do të punësonte 2000 punëtor, e që nuk u realizua asnjëherë ky premtim.

E me këtë ka ironizuar, Miftarja, i cili ka dhënë një lajm ‘ekskluziv’, ai ka shkruar se në Mitrovicë me 18 tetor, e që i bie dita e zgjedhjeve, Agim Bahtiri me të bijtë do të hapë fabrikën e parë të kërpudhave në Kosove, e që do të hapën 20 mijë vende të lira pune.

Kjo është një shaka e hollë e Miftarajt, i cili ka bërë thirrje që këto ‘fore’ mos t’i marrin seriozisht përseri qytetarët e Mitrovicë.