Ceca po vjen!

Ironia e Thaçit me Agim Bahtirin doli e vërtetë: Veç Cecën mos të na bjen (VIDEO)

Presidenti Thaçi kishte ironizuar keq me Agim Bahtirin kur përflitej se do ta sillte Shakirën për hapjen solemne të Urës së Ibrit.

Besim Dina e kishte pyetur Thaçin rreth ardhjes së Shakirës për të kënduar në hapjen e Urës së Ibrit, gjë që e kishte paralajmëruar Agim Bahtiri, Kryetari i Mitrovicës, transmeton Ballkani.info.

“Nuk e di unë, nashta ka mendu Sharkia e ka thënë Shakira. Veç nëse ju ka përzier atij. Ama veç mos ta bjen Cecën e Lepa Brenen’’, kishte thënë Thaçi duke qeshur.

Megjithatë, si duket Thaçi edhe këtë radhë ia kishte qëlluar.

Shakira jo, por Ceca vërtetë po vjen në Mitrovicën e Veriut.

Deklaratën e Thaçit për Shakirën, Lepa Brenën dhe Cecën mund ta dëgjoni në fund, prej minutës 1:19:33 të emisionit të Thaçit me Besim Dinën. /Ballkani.info/

https://www.youtube.com/watch?time_continue=5278&v=6q3u0Qfft5M&fbclid=IwAR2wEn5LHwlu0Iw9L4EM2_ffIbUTKvbTf6p-q-mOEmm-2KVsrqHMCDkh3FY