Patriarku serb

Irinej i del në mbrojtje: Vuçiq po akuzohet për tradhëti ndaj Kosovës, por s’e bëri

Patriarku serb Irinej ka thënë se ishte jashtëzakonisht i lidhur me Kosovën dhe se i kishte kaluar 18 vjet të jetës së tij këtu.

Ai në një intervistë për ” Veçernje Novosti” shtoi se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq kishte trajtuar shumë probleme të Kosovës dhe sipas tij ishte dëshmuar si një burrështetas  i përgjegjshëm për shumë çështje kombëtare.

Patriarku serb theksoi gjithashtu se qytetarët dhanë gjykimin për punën e Vuçiqit në zgjedhje.

I pyetur gjatë kësaj interviste se a janë kushtet që çështja e Kosovës  t’i afrohet zgjidhjes së saj dhe si do të duket ajo, Irinej tha se bashkësia ndërkombëtare duhet të ndihmojë fillimisht në çështjen e kthimit të të zhvendosurve dhe më pas të filtet për tema të tjera.

“Unë gjithmonë kam thënë që gjatë zgjidhjes së problemit në Kosovë, kushti i parë duhet të jetë kthimi i sigurt i rreth 250,000 serbëve të dëbuar në periudhën nga 1999 në 2004. Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndihmojë së pari për atë çështje dhe vetëm pastaj të organizojë bisedime për tema të tjera”.

Duke komentuar zërat në Serbi se një pjesë e opinionit atje vazhdimisht mendon për një tradhti të mundshme të interesave kombëtare nga ana e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, Irinej tha se nuk duhet gjykuar askë pa e ditur se çfarë do të ndodhë.

“Tani për saktësisht tetë vjet, ne kemi dëgjuar se si ai po “përgatitet të tradhtojë Kosovën”. Thjesht po pyes nëse ka kuptim të dënosh paraprakisht një person për diçka që nuk e bëri vetëm sepse disa mendojnë se ai do ta bëjë atë”, deklaroi ai.