Irina mori vëmendjen me pozat para pasqyrës.

Irina Shayk është një prej emrave më të kërkuar të industrisë së modës në mbarë botën.

Atë e shohim si imazh i brendeve të njohura, ndërsa shumë shpesh mbulon edhe kopertinat e revistave më prestigjioze.

Mbrëmjen e sontme, modelja vendosi t’i “shpërblejë” fansat me disa fotografi joshëse me të brendshme para pasqyrës.

Modelja kishte veshur në pjesën e sipërme një bluzë të zezë të shkurtër, kurse poshtë vetëm të brendshme dhe vuri në pah linjat trupore.

Për pak minuta nga publikimi i këtyre fotove, Irina pranoi komente e pëlqime të panumërta.