Irina Shayk poston foto në bikini miniatural në plazh

Njëra nga modelet më të kërkuara në botë, e famshmja Irina Shayk, e njohur edhe si e dashura e aktorit Bradley Cooper dhe nëna e vajzës së tij, në profilin e saj në Instagram e postoi një foto ‘të nxehtë’ në bikini miniatural.

Bikini është në fakt pjesë e koleksionit të ri të mikut dhe disemjatorit të Irinës, Riccardo Tiszi, për shtëpinë e modës Burberry, ndërsa ajo e pati nderin ta provonte atë para se të lansohej në raftet e dyqaneve.

Ai momenti kur e merr bikinin e ri të Riccardo Tiszi për Burberry. Ende nuk ka dalë zyrtarisht,” u krenua Irina në Instagram.

Fotografia është bërë në plazh, ndërsa Irina pozoi pa grim në fytyrë dhe edhe një herë e tregoi gjithë bukurinë që ia ka dhuruar nëna natyrë.

Edhe pse do të mendonit se modelistja e famshme i kushton vëmendje të madhe ushqimit, në një intervistë për “Harper’s Bazaar” UK ajo zbuloi se çfarë mban gjithmonë në çantën e saj.

“Disa sheqerka. Një dozë e sheqerit është më e mirë për t’u ballafaquar me jet-lag dhe për ta menaxhuar atë. I dua sheqerkat”, e pranoi sinqerisht Irina.

Irina para dy vjetësh e lindi vajzën Leu De Sein Shayk Cooper, të cilën e ka me të dashurin 44-vjeçar, Bradley Cooper, me të cilin është në lidhje që nga viti 2015.