Irina Shayk flet për të herë të parë pas ndarjes nga Bradley Cooper

Qështja Irina-Bradely zgjon interes të madh në publik.

Irina Shayk dhe Bradley Cooper kanë qenë shumë të pranishëm në mediat rozë muajt e fundit për shkak të lidhjes së tyre bashkëshortore.

Modelja ruse në një intervistë për Harper’s Bazar ka folur për herë të parë rreth martesës dhe ndarjes së saj nga aktori i njohur Bradley Cooper me të cilin ka edhe një vajzë.

“Mendoj se vetëm jemi qenie njerëzore: nëse nuk e ke, dëshiron ta kesh. Ka një perde dhe ti dëshiron që të shohësh se çfarë ka prapa perdes”.

Ajo ka folur edhe për idenë e martesës, duke thënë: “Çdokush e sheh martesën në mënyrën e vet. A besoj në martesë? Po sigurisht. Nuk jam ai person që është kundër” ka thënë modelja.