Irina në tension për Bradley Cooper, Lady Gaga e lumtur – dy ditë pas Oscars

Lady Gaga është paraqitur e buzëqeshur dhe e lumtur pas paraqitjes në Oscars, përderisa e dashura e Bradley Cooper, Irina Shayk është dukur nën tension dy ditë pasi u ndanë çmimet Oscar
Aktorja e “A Star Is Born”, Lady Gaga është duke e lumtur në paraqitjen e saj të parë pas fitores në Oscar dhe pas paraqitjes si të “dashuruar” në skenë më bashkëaktorin, Bradley Cooper.

Hollyëood është duke vluar me lajme për paraqitjen shumë intime dhe të afërt të tyre të këngës “Shallow”, e cila edhe e mori Oscarin për këngën më të mirë të dielën në mbrëmje.

Krijuesja e hitit Bad Romance është dukur e lumtur dhe e buzëqeshur derisa është parë në një dalje në Los Angeles të martën.
Fituesja 32 vjeçare e Grammyt kishte veshur një pallto të lëkurës si dhe mbante syze dielli.

Të dielën, Gaga nuk arriti që të fitojë çmimin për aktoren më të mirë por ajo solli në shtëpi Oscarin për këngën më të mirë, që ishte ajo “Shallow” nga filmi “A Star is Born”.

Cooper (44) ishte i pafat, nuk mori çmimin për aktorin më të mirë që e kishte luajtur në këtë film, në të cilin po ashtu ishte bashkë skenarist dhe producent si dhe bëri regjinë e tij.

Por, dyshja pati një paraqitje interesante për publikun në Dolby Theatre-që u vlerësua nga e tërë bota-por të gjithë besuan se gjatë këndimit ata kishin një lidhje më të madh se sa këndimi i këngës Shalloë, sidomos kur Bradley ishte afër Gagas në piano.

E dashura e Cooper, Irina Shayk (33) tërë këtë skenë e shihte nga publiku, madje ajo e mbështeti të dashurin e saj nga aty, me të cilin ka edhe një vajzë një vjeçare që e ka quajtur Lea De Seine.

Por dy ditë pas, modelja e të brendshmeve dukej si mos më keq derisa është parë e vetmuar në Los Angeles të martën.

Ajo u pa duke hyrë në disa dyqane me një fustan bardh e zi si dhe një triko të zezë.

Kjo paraqitje erdhi pas një shfaqje të veçant të saj me aktorin e Silver Linings Playbook të hënën me vajzën e tyre-për herë të parë pas ndarjes së çmimeve Oscars.

Tani raportohet se marrëdhënie e çiftit është jashtëzakonisht e tensionuar pas të dielës.

“Lajmet se Irina është lodhur nga Gaga kanë disa të vërteta mes tyre-nuk është se ajo nuk e pëlqen Gagan apo është xheloze në të, por ajo është e mërzitur me lajmet konstante për afërsinë “e ngushtë” të saj me Bradleyn”, ka thënë një burim për The Sun.

“Ajo ka përvojë nga thashethemet për tradhti-ajo ishte e dashura e Cristiano Ronaldos parasëgjithash-por kjo fushatë dhe këto lajme në publik po vazhdojnë dhe nuk kanë fund.

“Ajo është vërtetë e kënaqur me suksesin e filmit dhe me të vërtetë dëshironte të shkonte në Oscars”.

“Është e pamohueshme që Gaga dhe Bradley kishin një lidhje më ndryshe bashkë-ata kanë më shumë gjëra të përbashkëta sesa ka Irina me Bradley-kjo është edhe arsyeja pse filmi funksionoi”.

Burimi ka shtuar që bukuroshja ruse është lodhur nga çmimet dhe paraqitjet e shumta të tyre së bashkuar duke bërë që ajo mos ta këtë afër burrin gjatë gjithë kohës.

“Nuk po mund ti ndaj”, ka shtuar një burim tjetër.

Të hënën Gaga shpërndau një foto të këtij momenti kur ata ishin në skenë, duke provokuar por tha se bashkëaktori i saj “është një shok i vërtetë”.

“Asgjë nuk mund të jetë më speciale së ky moment në Oscars me shokun e vërtetë dhe gjeniun e artit”, ka shkruar ajo në një foto në Instagram.

Gaga sapo është ndarë nga i fejuari i saj Christian Carino me të cilin ishte dy vite në lidhje.

Ylli i “Silver Linings Playbook” është në lidhje që nga fillimi i vitit 2015 me Irinan. Ata kanë një vajzë së bashku, e cila erdhi në jetë më 2017.

Para lidhjes së tyre, Bradley ishte përfolur edhe për një lidhje me modelen dhe aktoren angleze, Suki Waterhouse, që nga viti 2013-2015.

Irina i kishte dhënë fund lidhje pesë vjeçare me Cristiano Ronaldon në vitin 2015.