Video

Iraniani thyen rekordin Guinness për renditjen e katër shalqinjve vertikalisht

Një profesor i inxhinierisë civile nga Irani ka thyer rekordin Guinness për renditjen e katër shalqinjve në formë vertikale.

Ashkan Rohollah Doshmanziari, 43 vjeç, një profesor i inxhinierisë civile dhe pronar i një kompanie ndërtimi, thotë se ai kishte renditur shalqinjtë në këtë formë prej kur ishte fëmijë në fermën e babait të tij, transmeton Telegrafi.

“Gjithçka që shoh në kohën dhe vendin e duhur, përpiqem t’i rendis ato”, tha ai.

“Në përgjithësi, më pëlqen rregullimi dhe renditja e gjërave mbi njëra-tjetrën, më pëlqen ta sfidojë veten”.