Irani vazhdon ta trajtojë Kosovën në kuadër të Serbisë

Kryetarja e Kuvendit të Serbisë Maja Gojkoviq është takuar sot me kryetarin e Kuvendit këshillëdhënës islamik të Iranit Ali Larixhani.

Siç përcjell gazeta e Beogradit “blic”, zyrtari iranian e ka përsëritur përkrahjen për integritetin territorial të Serbisë.

Kjo do të thotë së Irani e konsideron Kosovën pjesë përbërëse të Serbisë dhe se e përkrah dialogun Beograd – Prishtinë.

Takimi është zhvilluar në Antalia, Turqi, ku po mbahet konferenca e kryetarëve të vendeve euroaziatike e kryeparlamentarja serbe e ka falënderuar Iranin që nuk e ka njohur dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.