Një nga organet kryesore të Iranit paralajmëroi sot Shtetet e Bashkuara të Amerikës se çdo ndërhyrje në favor të aleatit të saj Izraelit do të përballet me një “reagim të ashpër”, njoftoi agjencia France-Presse (AFP).

Këshilli i Gardës, organi i fuqishëm që mbikëqyr legjislacionin në Iran, tha në një deklaratë të transmetuar nga televizioni shtetëror: “Qeveria kriminale amerikane dhe presidenti i saj budalla duhet ta dinë se nëse bëjnë një gabim dhe bëjnë ndonjë veprim kundër Republikës Islamike të Iranit, do të marrin një përgjigje të ashpër nga Republika Islamike e Iranit”, thuhet në deklarat, transmeton Ballkani.info.

Kujtojmë, i pyetur nga gazetarët për një sulm të mundshëm të SHBA-së ndaj Iranit, presidenti amerikan Donald Trump tha dje: “Unë mund ta bëj. Nuk mund ta bëj. Domethënë, askush nuk e di se çfarë do të bëj”. /Ballkani.info/