Jordani

Irani mohon përfshirjen në sulmin vdekjeprurës në bazën amerikane në Jordani

Irani ka mohuar të ketë luajtur ndonjë rol në sulmin ndaj një baze amerikane në Jordani që vrau tre anëtarë të shërbimit amerikan, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve e Iranit, duke cituar misionin e përhershëm të vendit në Kombet e Bashkuara.

“Përfaqësuesi i Republikës Islamike të Iranit në Kombet e Bashkuara të dielën mbrëma i tha IRNA se Irani nuk kishte asnjë lidhje me sulmin në bazën amerikane”, thuhet në raport, shkruan CNN.

Ndërkaq, në lidhje me këtë rast, presidenti amerikan, Joe Biden tha se ata që e kanë kryer këtë sulm do të mbajnë përgjegjësi.