LAJMI I FUNDIT

Irani kërcënon SHBA-në: Rrini larg konfliktit, ne kemi punë vetëm me Izraelin

Misioni i Iranit në OKB thotë se e sheh sulmin e tij ndaj Izraelit si “të përfunduar” dhe paralajmëron SHBA-në të qëndrojë jashtë konfliktit.

Në një postim në X, Teherani thotë se “aksioni i tij ushtarak” erdhi si përgjigje ndaj “agresionit të Izraelit kundër ambienteve tona diplomatike në Damask”, transmeton Ballkani.info.

“Çështja mund të konsiderohet e përfunduar”, shton postimi. “Megjithatë, nëse regjimi izraelit bën një gabim tjetër, përgjigja e Iranit do të jetë dukshëm më e ashpër. Është një konflikt mes Iranit dhe regjimit mashtrues izraelit, nga i cili SHBA DUHET TË QËNDROJË LARG!” /Ballkani.info/

LEXONI EDHE: