Irani tha se kishte lëshuar raketa balistike me karburant të ngurtë me rreze të mesme veprimi Seyyil-2 në Izrael, tha në një deklaratë Korpusi i Gardës Revolucionare iraniane (IRGC).

“Vala e dymbëdhjetë e Operacionit Premtimi i Vërtetë filloi me lëshimin e raketave super të rënda Seyyil-2”, thuhet në deklaratë, transmeton Ballkani.info.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se Irani kishte gjuajtur raketa drejt Izraelit në valën e fundit të sulmeve, duke pretenduar se ato depërtuan me sukses në mbrojtjen izraelite.

Ushtria izraelite tha se kishte lëshuar raketat në një strukturë raketore iraniane. /Ballkani.info/