Irak, së paku 18 të vdekur nga përmbytjet

Edhe dy persona kanë humbur jetën në përmbytjet që gjatë dy ditëve të fundit përfshinë rajonin lindor të Irakut, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, raporton Anadolu Agency (AA).

Me këtë numri i të vdekurve është rritur në 18, ndërsa në njoftimin e Ministrisë theksohet se janë lënduar edhe 180 të tjerë.

Meteorologët paralajmërojnë se moti i stuhishëm i shoqëruar me shi në lindje të Irakut do të vazhdojë edhe sot.

Kryeministri irakian, Adil Abdulmehdi, porositi se kabineti i tij me vëmendje përcjell situatën dhe se shërbimet kompetente në terren do të ndihmojnë banorët e rrezikuar të qyteteve të përmbytura.

Qeveria e këtij vendi mbrëmë formoi edhe Shtabin e Krizave i cili do të vërtetojë dëmin e shkaktuar nga përmbytjet dhe do të japë rekomandime se në çfarë mënyre do të kompensohen dëmet.