Kompania e Telekomunikimit IPKO, ka lënë pa shërbimin e internetit dhe të televizionit digjital konsumatorët e saj në kryeqytet.
Përkatësisht pa shërbimin e internetit dhe televizionit digjital që nga pasditja kanë mbetur një pjesë e Dragodanit.
Kujtojmë se shërbimet e IPKO-s, në muajt e fundit, disa herë kanë dalë jashtë funksionit, duke i lënë qytetarët pa internet, televizor digjital dhe në disa raste edhe pa rrjet në telefona mobil.

Përkundër defekteve të shpeshta në shërbimet e tyre, kompania Ipko, asnjëherë nuk i ka kompensuar klientët e saj për orët e gjata pa shërbime të tyre, përkundër se qytetarët paguajnë mjaftë shtrenjtë, krahasuar me standardin e Kosovës, për shërbimet e kësaj kompanie në pronësi të Telekomit slloven.







