Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi, ka thënë se me urdhër të Gjykatës Themelore të Prishtinës janë arrestuar dhjetëra persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

“Në operacionin e sotëm janë arrestuar 19 punonjës policorë, 11 serbë, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjakë. Prej punojësve të arrestuar njëri nga ta është një kapiten, tre rreshterë dhe të tjerët zyrtarë policore.

“Gjatë bastisjeve janë konfiskuar armë, pajisje teknologjike dhe sasi parash. Hetimet do të vazhdojnë edhe më tutje”, tha Kelmendi.

Ajo theksoi se zyrtarët janë ndaluar për 48 orë dhe të njëjtit janë suspenduar nga detyra.