IPK rekomandon suspendimin e një polici në Prizren, dyshohet për kanosje

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor të angazhuar me detyrë në Prizren.

Rastin për Demokracia.com e ka konfirmuar zëdhënësi i IPK-së Arbër Beka, i cili tha se zyrtari policor dyshohet se ka kryer veprën penale “Kanosje”.

“Duke ju referuar kërkesës suaj Inspektorati Policor i Kosovës ju konfirmon se ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor i angazhuar me detyrë në Prizren. Rekomandimi për suspendim është bërë dje pasi që i njëjti është i dyshuar për veprën penale të kanosjes”, tha Beka.

Ai tha më tej se veprimet tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe koordinimin me prokurorinë kompetente.