IPK-ja tregon përmes fotografive detaje nga aksioni i sotëm

Inspektorati Policor i Kosovës ka publikuar disa pamje nga realizimi i Planit Operativ të koduar me emrin “Pika”, ku pritet të arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë.

Të njëjtit dyshohen për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Operacioni i gjerë ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe është duke u zhvilluar në Prizren dhe Gjakovë.

Këtij aksioni të gjerë, IPK-ja bëri të ditur se i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të madh të zyrtarëve policorë.

Operacioni “Pika” po mbështetet edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencës, Dogana dhe Policia e Kosovës.